Dibër – U kap në flagrancë, me një sasi lënde narkotike kokainë me vete, arrestohet 21-vjeçari

Lëndën narkotike të ndarë në doza, do ta shiste në disa lagje të qytetit të Peshkopisë.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte veprimtarinë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, në disa lagje të qytetit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, kapën dhe vunë në pranga shtetasin O. F., 21 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Në momentin e kapjes, iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga 21 vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅