Dibër/ Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasve L.L 44 vjeç, dhe A.L., 46 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, kanë përfituar leje për legalizimin e një banese. Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë të rastit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të shkelësve të ligjit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E.T., 18 vjeç, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin B.T., 19 vjeç.
Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”, shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.