Dibër/Procedohen penalisht 2 shtetas

Komisariati i Policisë Kufitare Dibër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. S., 28 vjeç, dhe I. K., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Forcës Operacionale të kufirit, në sektorin e piramidës C, në pyllin e fshatit Gjinovec, duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat i kishin ngarkuar në një kamionçinë.

Lënda drusore, së bashku me automjetin dhe dy motorsharra, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e çdo krimi kufitar, si dhe të çdo paligjshmërie që tentohet të kryhet në kufirin e gjelbër.