Dibër | Policia vijon takimet ndërgjegjësuese në shkolla për parandalimin e dhunës dhe bullizmit

Dibër | Policia vijon takimet ndërgjegjësuese në shkolla për parandalimin e dhunës dhe bullizmit.

Në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, të realizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia e Dibrës zhvilloi aktivitete informuese me nxënësit e shkollave “Hasan Leka”, “Selim Alliu” dhe “Nazmi Rushiti”.

Gjatë bashkëbisedimeve u diskutua mbi parandalimin e dhunës, bullizmin, sigurinë në internet dhe respektin në mjedisin shkollor.
Nxënësit morën materiale informuese dhe u inkurajuan të reagojnë e të bashkëpunojnë në rastet e dhunës apo bullizmit.

Këto aktivitete synojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Policisë, shkollës dhe familjes, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe miqësor për nxënësit.

#SiguriaENxënësve ✅
#PoliciaNëShkollë ‍♀️‍♂️