Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara vihen në pranga dy drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K. N., 34 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në vendin e quajtur “Ura e Pazarit” , u kontatua duke drejtuar automjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur në masën 1.36 mg/litër.
A. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i qytetit” , u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes”, në gjendje të dehur në masën 0.70 mg/litër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.