Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.
Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H., dhe në dyqanin ne pronësi të shtetasit E. I, janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filluan procedimin penal dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë e të paanshëm