Dibër/Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në fshatin Dovolan, procedohet penalisht 61-vjeçari.
Si rezultat i punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Dovolan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga pakujdesia ka ndezur zjarr në një zonë të fshatit dhe si pasojë janë djegur rreth 5 hektarë sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️♂️
#denonconë112✅