Dibër/Lokalizohet dhe arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me mjet prerës, të një 20-vjeçari, 2 ditë më parë, në lagjen “Dobrovë”.
Si rezultat i kontrolleve intensive, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap dhe u ndalua shtetasi E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi.
Ai u shpall në kërkim më datë 13.04.2025, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Dobrovë”, Peshkopi, ka goditur me mjet prerës, shtetasin E. Sh., 20 vjeç.
Dje, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi.
Ndërkaq, i dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.