Dibër – Goditet një tjetër rast i dyshuar i kontrabandës, procedohen penalisht 2 shtetas

Dibër

Goditet një tjetër rast i dyshuar i kontrabandës, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Bllatë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.B., 54 vjeç; F.Z., 54 vjeç, banues në Dibër.

Shtetasit e lartëpërmendur janë kapur në flagrancë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë bagëti të imëta, për të cilat nuk kishin numër matrikullimi dhe as dokument shoqërues për ta.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.