Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Arrestohet dhe një shtetas tjetër pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Procedohen penalisht dhe 3 shtetas të tjerë për vepra penale kundër mjedisit.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç., 43 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
___
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi H.B., 66 vjeç, banues në Mamurras, pasi në aksin rrugor “Burrel-Shkopet”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg.l, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
___
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore , specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
D.K., 59 vjeç, N.E., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.
B.R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në shtratin e lumit Drini i Zi, dyshohet se nxirrte inerte, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.