Dibër/Aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla

Dibër / Aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla

Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve” ️, gjatë javës u zhvilluan aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese në institucionet arsimore të qarkut Dibër.

Takimet u zhvilluan në shkollat 9-vjeçare “Miftar Krrashi”, “Demir Gashi”, shkollën 9-vjeçare të fshatit Sohodoll, si dhe në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti”.

Në kuadër të fazës së dytë të programit, me temë “Substancat që krijojnë varësi”, nxënësit u njohën me:
• parandalimin e dhunës dhe bullizmit
• sigurinë në internet dhe rrjetet sociale
• rreziqet nga përdorimi i substancave që krijojnë varësi
• pasojat ligjore të përfshirjes në veprimtari të paligjshme ⚖️
• Ndikimi negativ në zhvillimin personal, vështirësitë në të nxënë, rritjen e rrezikut për incidente në shkollë, shtëpi dhe rrugë, uljen e respektit dhe vetëbesimit, pakësimin e aftësisë së gjykimit dhe braktisjen e shkollës.

Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke u ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e zgjedhjeve të shëndetshme dhe ndërtimit të një mjedisi të sigurt shkollor.

Aktivitetet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe prindërit.

#SiguriaETëRinjve ✔️
#ShkollaTëSigurta
#StopBullizmit