Dibër – ♀Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në kuadër të javës me dyer të hapura për publikun, mirëpriti nxënës shkolle🚶♀🙋

🤗Ambientet e DVP Dibër u vizituan nga 🎒nxënësit e klasës së IX, të shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi” , Peshkopi, të shoqëruar nga drejtoresha e shkollës dhe stafi pedagogjik.👩🏫👨🏫

Nxënësit u pritën nga Drejtori i Drejtorisë👮♂ z. Skënder Kalemi, me të cilin zhvilluan një bashkëbisedim në zyrën e tij dhe më pas u njohën me ambientet dhe punën që kryen Salla Operative 👨💻👮♂📳☎📞dhe Zyra e Shërbimit për Qytetarët🆘.

😊Drejtori Skënder Kalemi përshkroi me fjalë të thjeshta historinë që ka kaluar ndër vite Policia e Shtetit👮♂🚔 dhe u shpreh para nxënësve:👣”Hidhni hapat drejt ëndrrave tuaja, 💬paramendoni që dikush mund të shërbejë në radhët e Policisë së Shtetit. Që tani mund të filloni të mendoni se si mund të aplikoni në Polici, kriteret që duhet të plotësoni, pasi është një kënaqësi e madhe që në strukturat tona të Policisë, të fusim elementet e ri me edukim shkencor dhe modern, të shkolluar me programet më të mira në Evropë”.
👩🏫Stafi drejtues i shkollës dhe nxënësit🙋♀ kanë falënderuar drejtorin dhe punonjësit e tjerë për pritjen e tyre në ambientet e Policisë dhe premtuan 👏se do të kontribuojnë për një ambient sa më të sigurt 🤝.

#Bashkëpunimi_me_brezin_e_ri = #njëe_ardhme_eçmuar 🙏