Dibër👮🚔 – Siguria e nxënësve dhe parandalimi i fenomeneve negative, në vëmendjen e veçantë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

👮 Drejtori Vendor i Policisë Dibër, Skënder Kalemi, i ftuar nga stafi mësimor i shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi”, në Peshkopi, zhvilloi sot një orë mësimore sensibilizuese, gjatë së cilës trajtoi temën mbi pasojat shkatërruese që vijnë nga përdorimi i lëndëve narkotike, sidomos tek të rinjtë. 🧒👩

👮Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, që prej fillimit të vitit të ri shkollor, ka marrë një sërë masash për rritjen e parametrave të sigurisë të nxënësve 🎒📚 në shkolla 🏫duke shtuar patrullimet apo duke planizuar punonjës policie pranë shkollave, me qëllim parandalimin e çdo incidenti apo tentative për shpërndarje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Drejtori Vendor i Policisë u shpreh “Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e kësaj ore mësimore për të diskutuar për një temë dhe çështje që për ne si Polici është prioritet kryesor. Ne si prind ju konsiderojmë si fëmijët tanë dhe dëshirojmë që fëmijët tanë të jenë sa më të mirë, sa më të edukuar dhe të gjithë të jenë në vijën e parë për të shkuar në shkollat më të mira”.

👮 Gjatë diskutimeve me nxënësit, Drejtori Skënder Kalemi theksoi: “Siguria e nxënësve është një ndër prioritetet kryesore të Policisë dhe në përmbushje të këtij prioriteti ne kemi rritur prezencën policore me uniformë që ju shikoni çdo ditë pranë shkollave tuaja, por dhe të punonjësve civile, pra të Policisë Kriminale për të parandaluar dhe goditur fenomenet negative që tentojnë të shtrijnë tentakulat në brezin e ri e më keq akoma në shkolla. Për këtë arsye janë punonjësit e Policisë pranë jush”.
“Ne do vijojmë të bashkëpunojmë me stafet pedagogjike, bordet e prindërve, me qeveritë e nxënësve për të bërë të mundur që së bashku të mos lejojmë që ky fenomen negativ të futet mes nesh”, – ka përfunduar fjalën e tij Drejtori i Policisë së Dibrës.

Drejtoresha e shkollës ka falënderuar Drejtorin e Policisë dhe të gjithë të pranishmit e tjerë që ishin prezent dhe ka theksuar se këto takime janë një siguri më shumë për nxënësit dhe për vijimësinë e një procesi mësimor të sigurt.

#PoliciaDibër
#PoliciShkollë #bashkëpunimisuksesshëm 🏫🚔👮📚