Dërgohen në OASH, 5 drejtues mjetesh, për drift me makina në Kukës e Has.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.
Dërgohen në OASH, 5 drejtues mjetesh për drift me makina në Kukës e Has.
Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen disa të rinj duke bërë drift me makinat e tyre në qytetin e Kukësit, ju informojmë se:
Policia Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ka bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e këtyre mjeteve, si dhe ka dërguar në OASH, 3 drejtuesit e mjeteve, ku masa administrative maksimale është 40 mijë lekë të reja.
Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, janë evidentuar edhe dy drejtues mjetesh që bënin drift, të cilët janë dërguar në OASH.
Policia e Kukësit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.