Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse Drejtues i Lartë Thodhori Gravani
Zoti Gravani ka përfunduar studimet në vitin 1990, në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dhe ka marrë titullin “Oficer për Shërbimet Logjistike”.
Në vitin 2003 ka përfunduar studimet pasuniversitare master në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.
Ai ka eksperiencë mbi 27-vjecare në Policinë e Shtetit dhe specifikisht një ekspertizë të gjatë në menaxhimin e shërbimeve mbështetëse.
Karrierën e tij e ka filluar duke shërbyer si specialist logjistike në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në qytetin e Vlorës, deri në vitin 1993.
Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka mbajtuar detyrën e shefit të Sektorit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Vlorë.
Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ka mbajtur detyrën e shefit të Sektorit të Personelit në Drejtorinë e Policisë Vlorë.
Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka mbajtur detyrën e shefit të Sektorit Logjistik në Drejtorinë e Policisë Fier.
Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e shefit të Sektorit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Vlorë.
Nga viti 2014 deri në vitin 2015 ka mbajtur detyrën e shefit të Sektorit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nga viti 2018 deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nga viti 2022 deri në vitin 2024 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombetar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Z. Gravani ka kaluar një cikël të gjatë dhe të vazhdueshëm kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit, si në Akademinë e Sigurisë, organizatet ndërkombëtare dhe nga partnerët qe kanë asistuar ndër vite Policinë e Shtetit, si MAPE, ICITAP, PAMECA etj.
Së fundi, në zbatim të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e Rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm, Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit”, konkurroi dhe u shpall fitues për pozicionin Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse.
Aktualisht mban gradën policore “Drejtues i Lartë”.