Ceremonia e dorëzimit të broshurës së prodhuar nga PAMECA V, Plani i Integritetit në Policinë e Shtetit 🇦🇱

Ceremonia e dorëzimit të broshurës së prodhuar nga PAMECA V, Plani i Integritetit në Policinë e Shtetit 🇦🇱
FJALA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT NË CEREMONINË E DORËZIMIT TË PLANIT TË INTEGRITETIT NGA PROJEKTI PAMECA V
I nderuar Z. Zëvendësministër,
I nderuar Z. D’Aachile,
Të nderuar kolegë dhe pjesëmarrës,
Sot jemi këtu për një ceremoni shumë të veçantë: për marrjen në dorëzim të broshurave “Plani i Integritetit të Policisë së Shtetit dhe Plani i Veprimit 2020 – 2021”.
Siç dihet, integriteti dhe etika janë ndër vlerat më të rëndësishme që duhet të karakterizojnë çdo punonjës dhe funksionar të administratës publike, por në mënyrë të veçantë ata të agjencive ligjzbatuese, për vetë specifikat dhe rëndësinë e detyrave që kryejnë.
Për këtë arsye ne jemi vazhdimisht nën vëzhgimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të publikut, të cilët presin nga punonjësi i Policisë kryerjen e detyrave me nivelin më të lartë etik dhe standardet më të mira profesionale.
Por, gjatë veprimtarisë për të përmbushur misionin për garantimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët nëpërmjet një shërbimi sa mëcilësor, punonjësit e Policisë shpesh herëmund tëjenë të ekspozuar ndaj rrezikut të korrupsionit.
Ne kemi punuar në vazhdimësi për të rritur standardet e policimit, duke synuar nivelet më të larta, sipas standardeve të vendeve të BE-së. Të dhënat e studimeve dhe sondazheve të fundit, të kryera nga organizma prestigjioze vendase dhe ndërkombëtare, e rendisin Policinë e Shtetit ndër institucionet më të besueshme në vend, si dhe tregojnë përmirësim të mëtejshëm të perceptimit të publikut për punën e saj.
Por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta konsiderojmë luftën kundër korrupsionit në Polici të përfunduar. Aivazhdon të mbetet një rrezikpotencial, i cili përveç pasojave të tjera, minon besimin dhe cenon bashkëpunimin e publikut për parandalimin e zbulimin e veprave penale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Në këtë kontekst, trajtimi i çështjeve të integritetit në Policinë e Shtetit, në mënyrë të veçantë duke kuptuar format e shfaqjes dhe rreziqet e korrupsionit, janë thelbësore për të orientuar qasjen dhe marrjen e masave të duhura kundër këtij fenomeni.
Për këtë qëllim, u hartua ky Plan Integriteti, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji për Policinë e Shtetit. Miratimi i këtij dokumentipërbën një hap të rëndësishëm për të ndërgjegjësuar, orientuar e udhëzuar gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit për nevojën e luftës pa kompromis kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë.
Duke përfituar nga kjo ceremoni, gjej rastin të shpreh falënderimin tim edhe në emër të Policisë së Shtetit, për grupin e punës, ekipin e Projektit PAMECA V, DCAF, si dhe ekspertët vendas e ndërkombëtarë, të cilët mbështetën, hartuan dhe finalizuan këtë Plan të Integritetit për Policinë e Shtetit, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar.
Faleminderit!