Bulqizë/Vodhën sende me vlerë në një argjendari, në qytetin e Bulqizës, kapen dhe arrestohen 2 shtetas

Bulqizë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, zbardhet dhe dokumentohet një rast vjedhjeje në Bulqizë.

Vodhën sende me vlerë në një argjendari, në qytetin e Bulqizës, kapen dhe arrestohen dy autorët.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në një dyqan argjendarie në lagjen “Gjeologu”, në qytetin e Bulqizës, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë e cila bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.G., 24 vjeç, dhe E.D., 26 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Nga hetimet dyshohet se këto shtetas, më datë 04.11.2025, rreth orës 02.00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sende të ndryshme (bizhuteri), me vlerë rreth 100 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.