Bulqizë/Vijon operacioni i koduar “Koordinata”, gjenden 1800 fidanë dhe bimë narkotike

Bulqizë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në malin e fshatit Okshtun u evidentua një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Në vijim të operacionit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Z., 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë (bashkëpunëtor me të arrestuarin).

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.

#angazhimpërkushtimsakrificë‍♂‍
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve‍♂‍‍♂‍
#denonconë112✅