Bulqizë/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Bulqizë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin G.L., 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku humbi jetën në një subjekt minerar shtetasi S.K., 62 vjeç, me detyrë administrator i këtij subjekti, nga veprimet hetimore rezultoi se gjatë kontrollit të punimeve në galeri, dyshohet se ka rrëshkitur dhe është rrëzuar në furnel, duke marrë dëmtime të rënda trupore dhe për pasojë humbi jetën.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.