Bulqizë
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtepi”, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në banesat e personave që vuajnë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L.L., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili nuk u gjet në banesë.
Menjëherë u organizua puna për lokalizimin e 30-vjeçarit, dhe pas kontrollit në territor, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.
Shtetasi L.L., ka thyer vendimin e Gjykatës, për të cilin kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja”, dhe , “Përndjekja”.
-Më datë 11.12.2024, në Komisariatin e Policisë Mat, ka kallëzuar shtetasi B.D,. se i kanë vjedhur targat e dy automjeteve të tij, në lagjen “Demokracia”, Burrel. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.