Bulqizë – Procedohet penalisht 1 shtetas

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen një pistoletë sinjalizuese, dhjetëra ora të dyshuara të kontrabanduara, një shumë parash dhe një automjet.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. LL. Në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë sinjalizuese, dhjetëra ora dore të markave të ndryshme, të kontrabanduara, që dyshohet se janë vjedhur në vendet e BE-së, një shumë e konsiderueshme eurosh e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe një automjet.

Shtetasi J. Ll. nuk dispononte faturë për mallrat dhe as dokumentacion që vërteton burimin e ligjshshëm të shumës së eurove që iu gjetën në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi J. LL., 30 vjeç, banues në Bulqizë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.