Bulqizë/Procedohen penalisht 2 shtetas

Bulqizë/ Nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor, Policia nis procedimin penal për brigadierin dhe inxhinierin e një subjekti minerar.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për dy shtetas. Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier; A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

-Shërbimet e Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin A.D., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.