Bulqizë – Policia, në bashkëpunim me nxënësit, aktivitet ne qendër të qytetit, me moton “STOP DHUNËS”

✋“JO dhunës ndaj grave dhe vajzave”👩

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që👮 Policia e Shtetit, e rrjedhimisht edhe Drejtoria Vendore e Policisë Dibër,👮♀kanë në parandalimin🖐 e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si edhe në mbrojtjen e viktimave të dhunës ndaj 👩🦱👩🦳 grave dhe vajzave, punonjës të Komisariatit të Policisë Bulqizë 👮♀🚔 në bashkëpunim me nxënës🎒👧👦 të shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda”, kanë zhvilluar një aktivitet ne qendër të qytetit të Bulqizës, me moton❌ 🖐 “STOP DHUNËS” 🖐❌

👮♀🚔Punonjësit e Policisë theksuan se :“Qëllimi i këtij aktiviteti është t’i bëjmë thirrje 📢 grave dhe vajzave kudo ku janë që të raportojnë 🆘 dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje në linjën telefonike falas 📞📱 112 të Policisë së Shtetit. 🤝 Të ndërgjegjësohen të gjithë qytetarët për të dhënë mbështetje ndaj viktimave të dhunës ndaj grave dhe vajzave! 🎗Kontributi juaj është shumë i çmuar dhe i mirëpritur”.🙏

Nxënësit 🎒👧 e shkollës dhe punonjësit e Policisë 👮♀🚔kanë krijuar postera me mesazhe të ndryshme🗣, si dhe iu kanë shpërndarë qytetarëve fletëpalosje✉📜 me mesazhe kundër dhunës, si dhe numrat e kontaktit të Policisë së Shtetit, për ta denoncuar atë.

#tëgjithëbashkëmundemi
#komunitetialeatimëiçmuariPolicisë 🤝👮♀🚔👧🎒