Bulqizë – Ndalohet 1 shtetas

Bulqizë

Komisariati i Policisë Bulqizë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndaloi shtetasin Sh. P., 31 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.