Kishte prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe më pas dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. A, 54 vjeç, banues në fshatin Bllacë, Bulqizë, pasi kishte prerë në pyllin e fshatit Bllacë dhe kishte grumbulluar 3m³ lëndë drusore pa dukumentacion përkatës dhe më pas dyshohet se ka ndezur zjarr ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke në pyllin e këtij fshati.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.