Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.
Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.