Bulqizë/I dënuar në Itali, me 9 vjet e 3 muaj burgim, kapet në Bulqizë, 22-vjeçari

Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari.

Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi.