Bulqizë
Vijon megaoperacioni kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar.
I dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M.R., 45 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.
Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, në vitin 2022, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.