Bulqizë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj me 10 fishekë dhe automjeti.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve