Bulqizë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur disa pjesë makine në ambientet e jashtme të banesës së një shtetasi në lagjen “Gjeologu”, Bulqizë.
__

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 31 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, për shkak të detyrës ka tentuar të godasë me mjetin e tij, shtetasin E.P.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.