Bulqizë – Arrestohet drejtuesi i mjetit i cili në gjendje të dehur aksidentoi me pasojë humbjen e jetës shtetasin M. D.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër,  arrestuan në flagrancë shtetasi, M. C., 45 vjeç  banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në orët e mbrëmjes datë 31.01.2020, duke drejtuar automjetin furgon tip “Ford”,  në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, ka përplasur  këmbësorin M. D., 52 vjeç,  ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit,  braktisi automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve të  policisë është bërë arrestimi i tij.

Shtetasit M. C., i është bërë testi i alkoolit me aparatin drager dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.60 mg/l.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ,  “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.