Bulqizë
Aksidentoi një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe arrestohet autori i aksidentit.
Më datë 22.01.2026, në segmentin rrugor Maqellarë–Bulqizë, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësorin, shtetasin B.P., 72 vjeç, dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, 72-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe i drejtuesit të tij.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Policisë Rrugore lokalizuan dhe arrestuan shtetasin A.Sh., 65 vjeç, banues në Maqellarë, i cili, pasi aksidentoi 72-vjeçarin, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
