Berat – Vijon puna për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim, vihet në pranga 1 shtetas

Sekuestrohen fidanë narkotikë, fara dhe një sasi cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë Berat, në vijim të kontrollit të pandërprerë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative nga qytetarët, kanë bërë të mundur që në qytetin e Kuçovës të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin:

A. L., 45 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa fidanë narkotikë, fara të dyshuara si cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.