Berat/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Shërbimet e Policisë, në zbatim të programit “Siguria e të rinjve”, kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9- vjeçare të qarkut Berat.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Berat për edukimin në shkolla, në bashkëpunim dhe me stafet e shkollave 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” në qytetin e Beratit dhe “Veri Gjoni”, në fshatin Dyshnik, në prani të psikologëve të shkollës dhe të oficeres së sigurisë.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
✅Trafikimi;
✅Bullizmi dhe format e tij;
✅Siguria e nxënësve në internet.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë