Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ndaloi shtetasin Alket Kurti, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 09.05.2024, e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike, të zhvilluar në vitin 2016.
Gjithashtu, ky seksion referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. B., 24 vjeç dhe A. D., 18 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe disa fishekë.
Shërbimet e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.