Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L., 20 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”)
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë duke vjedhur në lagjen Uznovë bashkë me vëllain e tij, disa zgara hekuri, njëkohësishtë ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.
Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi E.L., 19 vjeç, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të jet autor dhe i disa vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:
• Në datën 03.01.2021 në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur në servisin e shtetasit L.B., 1 televizor dhe 1 laptop.
• Në datën 22.01.2021 në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.Rr, 1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.