Berat – Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari

Berat

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 35 vjeç, banues në Bilç, Berat.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.