Berat/Shërbimet e Policisë gjejnë dhe iu dorëzojnë 2 shtetaseve izraelite, çantat që kishin humbur

Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat gjejnë dhe iu dorëzojnë 2 shtetaseve izraelite, çantat që kishin humbur.

Menjëherë pasi janë informuar nga 2 turiste nga Izraeli, se iu kishin humbur në rrugë, çantat me kuleta, dokumente dhe karta bankash, shërbimet e Policisë së Beratit organizuan punën për t’iu shkuar në ndihmë atyre.

Si rezultat i kërkimeve, çantat u gjetën në një kohë të shkurtër dhe iu kthyen 2 turisteve.

Ato i falënderuan punonjësit e Policisë, për gatishmërinë dhe seriozitetin e treguar për problematikën që ato referuan.

#BesojiPolicisë
#Policiapranëteje
#Njoftotëndihmohesh