Berat/Shërbimet e Policisë Berat, takim me oficerët e sigurisë në shkollat e qarkut, për sigurinë e nxënësve

Berat

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë Berat zhvilluan një takim me oficerët e sigurisë në shkollat e qarkut.

Në këtë takim morën pjesë, Shefi i Sektorit të Rendit në DVP Berat, N/Specialistët për Edukimin në shkolla si dhe Oficerët e sigurisë në shkollat e qarkut Berat.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Policisë dhe strukturave arsimore, për të rritur sigurinë në shkolla, parandalimin e rasteve të dhunës, sjelljeve me risk, si dhe edukimin e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave dhe ligjit.

Gjithashtu, u diskutua mbi rolin e oficerit të sigurisë si urë lidhëse mes shkollës, komunitetit dhe Policisë, për të garantuar një mjedis arsimor sa më të shëndetshëm dhe të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

#PoliciShkollë ‍♂️
#PërSigurinëTuaj ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt