Berat – Procedohen penalisht 3 shtetas

Berat

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Uznovë”, informojmë se në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 28 vjeç, D. D., 30 vjeç dhe Xh. H., 27 vjeç, të tre banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë thyer xhamat e automjeteve të njëri-tjetrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.