Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. P., 37 vjeç, banues në Berat dhe I. A., 40 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, pasi nga kontrollet fizike, shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja” iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike Cannabis Sativa, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.