Berat
Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅ Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.
✅ Gjatë 2 javëve të fundit, është arrestuar 1 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
✅ Më tej, gjatë kësaj periudhe:
✔️ janë ndëshkuar administrativisht 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
✔️ janë ndëshkuar 150 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✔️ janë ndëshkuar 102 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ janë ndëshkuar 87 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️ janë ndëshkuar 52 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️ janë ndëshkuar 300 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️ janë ndëshkuar 169 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor .