Berat
Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur dhe shtetasve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit.
✅Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
✅Më tej, gjatë kësaj periudhe:
✔️janë ndëshkuar administrativisht 2 drejtues mjeti, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit;
✔️janë ndëshkuar 194 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✔️janë ndëshkuar 36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️janë ndëshkuar 57 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️janë ndëshkuar 10 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️janë ndëshkuar 410 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️janë ndëshkuar 183 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.