Berat/Policia Rrugore, e pranishme në të gjitha akset rrugore, me mjete inteligjente

Berat

Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

✅ Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

✅ Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

✅ Më tej, gjatë kësaj periudhe:
✔️ janë ndëshkuar administrativisht 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
✔️ janë ndëshkuar 203 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✔️ janë ndëshkuar 93 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ janë ndëshkuar 107 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️ janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️ janë ndëshkuar 256 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️ janë ndëshkuar 200 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor .