Berat/Policia e Beratit dhe aktorët e tjerë të ngarkuar me përgjegjësi, plotësisht të koordinuar për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve

Berat/Policia e Beratit dhe aktorët e tjerë të ngarkuar me përgjegjësi, plotësisht të koordinuar për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i angazhimit maksimal të punonjësve të Policisë së Berat, veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike, ka shënuar rënie.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u zhvillua takimi i grupit rajonal për qarkun Berat, i drejtuar nga Drejtori i DVP Berat, Drejtues Luigj Vathi, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshëme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, Prefekten e Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, Kryetarit të Gjykatës së Beratit z. Ilirjan Hysa, Prokurorja znj. Teuta Pisku, përfaqësues i Shërbimit Informativ Shtetëror Berat, përfaqësues të Sektorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Berat si dhe punonjësve të strukturave të DVP Berat.

Në fokus të këtij takimi ishin:
-analiza e punës së bërë gjatë vitit 2025;
-ecuria e zbatimit të masave të ndërmarra deri tani;
-përcaktimi i saktë i zonave më me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, zona në të cilat janë konstatuar raste të kësaj veprimtarie, vitet e shkuara;
-sfidat e shtuara që paraqesin terrenet e thella malore, pjesë e qarkut Berat;
-rritja e efektivitetit të kontrolleve me këmbë dhe me dronë.

Gjithashtu, gjatë takimit u përcaktuan strategjitë që do të ndiqen dhe masat që do të ndërmerren gjatë vitit 2026, të cilat konsistojnë në intensifikimin e kontrolleve, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përdorimin e metodave të avancuara për monitorimin e territorit, me objektiv goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike, që në fazë të hershme.

Strukturat e DVP Berat mbeten maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për të vijuar operacionet, punën operative, bashkëpunimin me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.