Shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë kapën dhe ndaluan shtetasin:
K. V., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”).
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin “Republika”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.