Kanosi me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga 47-vjeçari.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal.
Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.
—————
Kuçovë
Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit R. S., A. Sh., P. S., N. Ll., G. S., M. Ll., I. Sh., B. Sh., B. S., R. Sh., I. Sh., F. S., N. Ll., D. S., G. Ll., të gjithë banues në Lumas, Kuçovë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë grumbulluar në fshatin Lumas duke manifestuar në mënyrë të paligjshme, kanë bllokuar rrugën, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i penguar dhe kundërshtuar në përmbushjen e detyrave të tyre në mbështetje të Bashkisë Kuçovë, për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.