Berat
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Bie në prangat e Policisë 33-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.