Berat – Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi

Policia Rrugore e Beratit, e angazhuar për përballimin e fluksit të automjeteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Nga ana e specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar dhe arrestuar 3 shtetas që drejtonin motoçikletat pa leje drejtimi, konkretisht:

S. Z., 30 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat.
A. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare Berat.
A. L., banues në fshatin Sharovë, Berat.

Policia Rrugore e qarkut Berat falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.