Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Si rezultat i një hetimi 8-mujor, finalizohet operacioni policor i koduar “Prova”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste Cannabis në doza, në Kuçovë.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit.
Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.
Si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Kuçovë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Prova”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., 33 vjeç, L. M., 24 vjeç dhe D. D., 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve